Takim me Fatmir Bytyqin, Zëvendëskryetarin e Qeverisë i angazhuar për çështjet ekonomike, koordinimin e resorëve ekonomik dhe investimet

30 Nëntor 2020 | Kumtesat

Sot, Presidenti Stevo Pendarovski priti Fatmir Bytyqin, Zëvendëskryetarin e Qeverisë i angazhuar për  çështjet ekonomike, koordinimin e resorëve ekonomik dhe investimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri Bytyqi prezantoi prioritet ekonomike të vendit për periudhën e ardhshme, të cilat duhet të sigurojnë rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, standarde më të larta jetese dhe cilësi të jetës së qytetarëve, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19.

Bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se si kudo në botë, ashtu edhe në vendin tonë, sfidat me të cilat përballet ekonomia dhe qytetarët janë të mëdha, dhe të cilat janë pasojë e krizës socio-ekonomike nga Kovid-19.

Zëvendëskryeministri Bytyqi vuri në dukje se politikat e Qeverisë për ekonominë e re të zhvillimit janë të dimensionuara mirë dhe të dizajnuara për t’iu përgjigjur nevojave reale të shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve. Ai theksoi se investimet në ekonomi, si një nga prioritet kryesore të Qeverisë, do të sigurojnë konsolidim më të shpejtë të shoqërisë, si dhe rritje dhe zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

Në takim, gjithashtu u bisedua për buxhetin për vitin 2021 dhe fondet e planifikuara për masat e ardhshme për t’u ballafaquar me krizën e koronës, në mënyrë që të mbështesin ekonominë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe masat ekonomike të Qeverisë për t’u ballafaquar me krizën nga Kovid- 19.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit