Takim me kandidatët e shpalljes publike për pranim në gjeneratën VII dëgjues  në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavell Shatev” – Shkup

16 Korrik 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot, me kërkesën e tyre, i priti përfaqësuesit e grupit prej 14 kandidatësh të paraqitur në shpalljen publike për pranim në gjeneratën VII të dëgjuesve në trajnimin fillestar në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavell Shatev” – Shkup, të cilët nuk u gjendën në listën përfundimtare për pranim.

Në këtë takim, ku mori pjesë edhe drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber-Damjanovska, përfaqësuesit e grupit të kandidatëve e shprehën pakënaqësinë që nuk u gjendën në listën përfundimtare të pranimit të 60 kandidatëve të pranuar për trajnimin fillestar, pasi Këshilli Drejtues i Akademisë përcaktoi kuotë për përfaqësuesit e bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski u bëri thirrje palëve të prekura të gjejnë zgjidhje për gjendjen e ndodhur, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, kurse të respektohen edhe parimet për mosdiskriminim, përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...