Takim me kryepeshkopin Kirill Vasill, ambasadorin sllovak Henrik Markush, kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore Sllovake Frantishek Rabek dhe përkthyesin letrar dhe bibliografin maqedonas Stojan Lekoski

20 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti kryepeshkopin Kirill Vasill, administrator i dioqezës në Koshice, Henrik Markush, ambasadorin e Republikës Sllovake në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Frantishek Rabek, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Sllovake dhe Stojan Lekoski, përkthyes letrar dhe bibliografin maqedonas i cili mbi 15 vjet jeton dhe punon në Sllovaki.

Në këtë takim që u mbajt me rastin e promovimit të botimin bibliografik të Proklamimit të Konstantin Filozofit – Shën. Kirili në gjuhën e vjetër sllave, në gjuhën sllovake dhe në gjuhën maqedonase, kurse në prag të festimit të veprës së shenjtorëve Kiril dhe Metodij, u bisedua mbi rëndësinë e kultivimit të lidhjes kulturore-shpirtërore midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë, si parakusht për marrëdhëniet miqësore dhe ndërtim të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për lidhjet e fuqishme, politike, historike dhe kulturore midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë dhe theksoi se shteti ynë e vlerëson lart përkushtimin dhe mbështetjen e fuqishme nga Sllovakia në lidhje me integrimet tona evropiane. Presidenti shprehu pritjen për dinamizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy shteteve në fushat e interesit të përbashkët.

Bashkëfolësit në këtë takim rekomanduan se afirmimi dhe popullarizimi i gjuhës bashkëkohore maqedonase, letërsisë dhe kulturës në Sllovaki kontribuon në përparimin e marrëdhënieve miqësore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Sllovake.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....