Takim me nxënësit – garues në Olimpiadën e 24 ballkanike të matematikës për të rinj, të cilët fituan medalje të artë olimpike, një të argjendtë dhe dy prej bronzi

24 Shtator 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti nxënësit – garues në Olimpiadën e 24 ballkanike të matematikës për të rinj, të cilët fituan medalje të artë, të argjendtë dhe dy medalje bronzi.

Presidenti, duke i uruar nxënësit për këtë sukses të jashtëzakonshëm, theksoi se ai, si dhe i gjithë opinioni maqedonas me gëzim të madh e priti këtë lajm, i cili te të gjithë nxiti ndjenjën e krenarisë dhe lumturisë.

“Kënaquni me këto momente dhe gëzohuni. Të jesh fitues në një olimpiadë është një gjë e madhe dhe të gjithë na bëtë krenarë. Ju jen shembull pozitiv për gjeneratat e sotme dhe të ardhme – Ju faleminderit”, tha Presidenti.

Ai shtoi se suksesi i tyre dëshmoi se nuk ka detyra të pazgjidhshme, kur për zgjidhjen e tyre punohet në ekip dhe me përgjegjësi.

“Medaljet tuaja që me krenari i mbani dhe sot në kraharor u japin mesazh të gjithë të rinjve në shtetin tonë se me përkushtim dhe punë të mundimshme, me mundin e dhënë vijnë gjithmonë rezultatet”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Presidenti u rekomandoi nxënësve se pret të vazhdojnë në të njëjtën rrugë, se gjithmonë me motivim, dëshirë dhe disiplinë mund të tejkalohen edhe sfidat më të mëdha.

Nxënësit i treguan për përshtypjet e veta mbi olimpiadën e mbajtur, si dhe periudhën e përgatitjeve të tyre, të cilat në kushtet e pandemisë kovid-19, kaluan në rrethana specifike.

“Kjo nuk e zvogëloi entuziazmin dhe dëshirën tonë për sukses. Përkundrazi, kjo na motivoi më shumë dhe me vullnet më të madh të punojmë dhe të dëshmojmë se vendi ynë kultivon dashuri për matematikën”, thanë nxënësit në këtë takim.

Ata shprehën falënderim për pritjen në Kabinetin e Presidentit dhe premtuan suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Në periudhën nga 9 deri në 13 shtator 2020 në Greqi në mënyrë virtuale u mbajt Olimpiada e 24 ballkanike e matematikës për të rinj ku ekipi ynë, i vendosur në hapësirat e Fakultetit Matematikor dhe Shkencave të Natyrës në Shkup, garoi nëpërmjet konferencës me video-lidhje.

Ekipin e përbënin: Nikolla Spirovski – fitues i medaljes së artë; Damjan Davkov – fitues i medaljes së argjendtë; Nikolla Cvetanovski – fitues i medaljes së bronzit; Marija Atanasovska – fituese e medaljes së bronzit; Matej Gelev; Emilija Nikollovska, kurse udhëheqës ishte Dellço Leshoski dhe zëvendësudhëheqës Borçe Joshevski.

Këtë vit, në Olimpiadën e 24 balkanike të matematikës për të rinj morën pjesë 10 shtete ballkanike dhe  8 shtete mysafire, kurse i përfshinin të gjithë nxënësit e arsimit nëntëvjeçar dhe arsimit të mesëm të cilët deri në ditën e mbajtjes nuk kanë mbushur pesëmbëdhjetë vjet e gjysmë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit