Takim me përfaqësuesit e bashkësisë vllahe në prag të 23 Majit – Ditës Nacionale të Vllehve

21 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në prag të 23 Majit – Ditës Nacionale të Vllehve, sot mirëpriti përfaqësues të bashkësisë vllahe me përbërje: kryetarin e Lidhjes demokratike të vllehve, themeluesin e saj dhe përfaqësuesin e bashkësisë së biznesit, si edhe përfaqësuesin e Agjencisë për Realizim të të Drejtave të Bashkësive si dhe përfaqësuesin e Partisë së Vllehve.

Në këtë takim u bisedua mbi sfidat me të cilat po ballafaqohet bashkësia vllahe në realizimin e prioriteteve të tyre, si dhe mbi pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën e përgjithshme politike dhe shoqërore në vend, si dhe mbi regjistrimin e ardhshëm, për të cilin kryetari i Lidhjes demokratike të vllehve, Nikolla Babovski e tha mendimin e vllehve për ndryshime të Kodit Zgjedhor dhe për një njësi zgjedhore me vende të garantuara për përfaqësuesit e bashkësive.

Bashkëfolësit folën edhe mbi përparimin e deritanishëm në lidhje me realizimin e të drejtave të bashkësisë vllahe në shumë fusha duke theksuar se për rezultate sa më të mëdha nevojitet angazhim i përbashkët dhe përkushtim maksimal i të gjithë faktorëve në shoqërinë tonë demokratike.

Presidenti Pendarovski duke ua uruar Ditën Nacionale të Vllehve, e afirmoi mbështetjen e vet për aktivitetet e bashkësisë vllahe për promovim të kulturës, gjuhës dhe traditës vllahe në vend me të cilat kontribuohet në ndërtimin e shoqërisë sonë ndëretnike, multikulturore dhe demokratike.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...