Takim me përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Infermiereve, Teknikëve dhe Akushereve

20 Maj 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Infermiereve, Teknikëve dhe Akushereve.

Në këtë takim, përfaqësuesit e kësaj shoqate e informuan Presidentin mbi përpjekjet e tyre në këtë profesion, me vizionet e tyre për mbrojtjen dhe kujdesin shëndetësor, si dhe mbi sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen në punën e tyre, sidomos në lidhje me edukimin. Ata thanë se janë për përparim të pozitës së infermiereve dhe akushereve në shtet dhe theksuan se investimi në infermieri është investim i qëndrueshëm në shëndetësi i cili do të kontribuojë mbi parandalimin shëndetësor si fitim i qytetarëve dhe shoqërisë.

Presidenti Pendarovski theksoi se periudhën e kaluar, nga fillimi i pandemisë së kovid-19, punonjësit shëndetësorë meritojnë respekt të madh për punën e tyre të përditshme. Presidenti u dha mirënjohje dhe i falënderoi për angazhimin e tyre të përgjithshëm dhe rekomandoi se, siç e bëri pandemia e kovid-19 më të dukshëm profesionin e tyre ashtu pret që edhe mbështetja nga institucionet në të ardhmen të jetë më e theksuar dhe më e fuqishme.

Përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Infermiereve, Teknikëve dhe Akushereve, e cila është anëtare e Organizatës Botërore Shëndetësore dhe e Këshillit Ndërkombëtar të Infermiereve, theksuan se lobojnë në nivel lokal dhe nacional që të zhvillohen politika me të cilat do të përparohet cilësia e kujdesit të pacientëve dhe nëpërmjet të cilave do të ndërtohet dhe vlerësohet rëndësia e infermiereve dhe akushereve.

Ky takim u realizua në muajin në të cilin kremtohen dy data të rëndësishme për infermieret dhe akusheret, 5 maji – Dita Ndërkombëtare e Akushereve dhe 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermiereve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....