Takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Promovimin e të Drejtaave të Muzikantëve “Muzika tani”

3 Nëntor 2020 | Kumtesat

Sot, Presidenti Stevo Pendarovski priti përfaqësuesit e Shoqatës për Promovimin e të Drejtave të Muzikantëve “Muzika tani”. Përfaqësuesit e Shoqatës “Muzika Tani” e informuan Presidentin Pendarovski për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen muzikantët për shkak të pandemisë së KOVID-19. Në takim, ata theksuan nevojën për rishikim urgjent të të gjitha protokolleve në lidhje me muzikantët dhe punonjësit e muzikës. Përfaqësuesit e kësaj shoqate thanë se kërkojnë takime me Komisionin për Sëmundje Infektive për të shqyrtuar situatën aktuale dhe problemet aktuale me të cilat përballen anëtarët e kësaj shoqate, si dhe shoqatat e tjera nga fushat e ngjashme.

Ata njoftuan se do t’i paraqesin një propozim Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës për të organizuar ngjarje muzikore në të gjithë vendin me paratë e komunës, në mënyrë që të decentralizojnë kulturën, si dhe një kërkesë për përfaqësim më të drejtë dhe më të barabartë të muzikantëve maqedonas në media. Si  kërkesë urgjente, përfaqësuesit e Shoqatës theksuan nevojën për ndihmë në familjet ku të dy bashkëshortët punojnë në fushën e muzikës.

Presidenti Pendarovski vuri në dukje se vetëm përmes një qasje të përgjegjshme, ekskluzivisht në përputhje me situatën aktuale, e cila nënkupton respektimin e rreptë të protokolleve shëndetësore, për të kërkuar dhe gjetur zgjidhje për punën e muzikantëve dhe punonjësve të muzikës të prekur nga situata.

Shoqata për Promovimin e të Drejtave të Muzikantëve “Muzika tani”  e cila funksionon që nga korriku i vitit 2020 dhe ka rreth 2000 anëtarë dhe mbështetës, u krijua për të përmbushur planet, idetë dhe programet afatgjata që do të kontribuonin në ngritjen e përgjithshme të skenës kulturore dhe muzikore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....