Takim me përfaqësuesit e Zyrës së IOM-së në Shkup dhe koordinatorin nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit

30 Korrik 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i priti përfaqësuesit e Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (ONM) në Shkup dhe koordinatorin nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit.

Në këtë takim është biseduar mbi aktivitetet e përgjithshme të kësaj organizate në shtetin tonë në lidhje me migrimin, angazhimin e tyre në dy qendrat transite në kufirin jugor dhe verior, si dhe mbi masat që organizata po i  ndërmerr në kushtet e pandemisë globale të kovid-19.

Duke e theksuar rëndësinë e rolit të partneriteti të IOM-së me institucionet shtetërore, Presidenti Pendarovski i falënderoi për ndihmën gjithëpërfshirëse që kjo organizatë po e jep në ballafaqimin me migracionin, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, përforcimin e sigurisë së kufijve, bashkëpunimin ndërkufitar, ndihmën për fëmijët e rrugës, ndihmën për organizatat rinore, ndihmën për personat me aftësi të kufizuara, ndihmën për kategoritë e lëndueshme të qytetarëve etj.

Presidenti Pendarovski shprehu pritjen për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me IOM-në, në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të shtetit në sferën e migracioneve, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...