Takim Pendarovski – Maas: Konfirmohet mbështetja e fuqishme nga Gjermania për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut

24 Qershor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas.

Në takimin u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, ku u konkludua se të dy vendet kanë ndërtuar marrëdhënie miqësie, të mbushura me besim dhe respekt të ndërsjellë. Presidenti Pendarovski ka vlerësuar se Republika e Gjermanisë është partner kyç politik dhe partneri më i madh tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtet i cili vazhdimisht jep mbështetje për aspiratat tona për anëtarësim në BE dhe në NATO. Presidenti Pendarosvki ka shprehur kënaqësi për ratifikimin e Protokollit për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në Bundestagun gjerman.

Presidenti Pendarovski dhe Ministri Maas këmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut në periudhën e fundit ka investuar shumë përpjekje në realizimin e kritereve evropiane dhe theksoi se do të vazhdojë realizimi i agjendës reformuese. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski riafirmoi pritjen për caktimin e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....