Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në një takim përshëndetës e priti ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec.
Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë dhe është konstatuar se të dy shtetet kultivojnë vlera të njëjta evropiane, me miqësi tradicionale dhe partneritet të fuqishëm strategjik. Në atë kontekst Presidenti Pendarovski dhe ambasadori Jazbec e riafirmuan interesin për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, sidomos në sferën e ekonomisë ku ekziston një potencial i madh.
Duke e theksuar mbështetjen e vazhdueshme sllovene në nivel bilateral, rajonal dhe multilateral, Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut e vlerëson lart ndihmën e Sllovenisë në zbatimin e proceseve reformuese, në drejtim të integrimit tonë evropian, që u reflektua pozitivisht mbi stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione edhe mbi aktivitetet lidhur me pandeminë kovid-19, duke e theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit të zmadhuar midis shteteve si përgjigje ndaj sfidave shëndetësore dhe sociale-ekonomike të imponuara nga ky problem global.
Presidenti Pendarovski i shprehu falënderim për angazhimin e përgjithshëm diplomatik ambasadorit Jazbec duke i uruar sukses të mëtejshëm edhe në planin individual edhe në atë profesional.