Takim përshëndetës me përfaqësuesit e Misionit Special Vlerësues të Zgjedhjeve të OSBE/ODHIR

20 Korrik 2020 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Laima Andrikiene, shefen e Misionit Special Vlerësues të OSBE-së/ODHIR-it për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtura më 15 korrik 2020.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u njoh me aktivitetet e misionit vlerësues të përbërë nga nëntë anëtarë  gjatë procesit zgjedhor, që për shkak të pandemisë së KOVID-19 u zhvillua në kushte speciale, si dhe me gjetjet dhe përfundimet paraprake të raportit të misionit.

Duke i falënderuar për angazhimin e përgjithshëm të misionit vlerësues, Presidenti Pendarovski shprehu bindjen se përfundimet dhe gjetjet paraprake të misionit do t’u shërbejnë institucioneve kompetente për zbatimin e mëtejshëm të proceseve të ardhshme zgjedhore në shtet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit