Takim pune i Presidentit Pendarovski me shefat e PDK-ve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendet anëtare të BE-së dhe misionet e përhershme në BE dhe në NATO

27 Mars 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim pune me shefat e përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendet anëtare të BE-së dhe në misionet e përhershme në BE dhe në NATO.

Në fokusin e takimit ishin integrimet e vendit në BE në prag të Këshillit të BE-së në qershor të vitit 2021, situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pandemia me kovid-19, si dhe përvjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Presidenti Pendarovski në këtë takim foli mbi mundësitë për ecjen përpara të shtetit në eurointegrimet, në kontekst të metodologjisë së re për udhëheqjen e procesit të aderimit, si dhe çështjet bilaterale mbi marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Prej diplomatëve tanë, Presidenti Pendarovski kërkoi angazhim aktiv në periudhën në vijim, duke folur mbi nevojën për detektim të përhershëm të mundësive për përparim të bashkëpunimit bilateral me shtetet ku janë të akredituar.

Në lidhje me njëvjetorin e anëtarësimit në NATO, Presidenti Pendarovski theksoi se shteti do të vazhdojë procesin e modernizimit dhe pajimit të Armatës dhe të strukturave të sigurisë. Presidenti Pendarovski në këtë takim iu referua edhe pjesëmarrjes sonë në misionet dhe iniciativat paqeruajtëse të cilat tani janë në listat e interesit të Aleancës.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit