Select Page

Takim pune i Presidentit Pendarovski në Odën Ekonomike të Maqedonisë

19 Qershor 2019 | Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot mbajti një takim pune me Presidentin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, zëvendëskryetarët dhe anëtarët administrues të Bordit të Odës.

Presidenti Pendarovski theksoi se fakti historikisht i rëndësishëm për vendin tonë është ajo që jemi në prag të anëtarësimit në Aleancën e NATO-s.

“Unë nuk pajtohem që bëhet fjalë vetëm për një organizatë që kujdeset për sigurisë. Nuk ekziston asnjë shtet që ka një ekonomi të mirë, që nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk është anëtare e organizatave më të mëdha të këtij tipi, veçanërisht jo në Evropë.Dhe ato vende që nuk janë formalisht anëtarë të BE-es, si Zvicra, janë pjesë e tregut të përbashkët europian me një seri kontratash të nënshkruara. NATO është e rëndësishëm dhe presim deri në fund të vitit, ose më së voni në muajin e parë të vitit të ardhshëm, të rrumbullakojmë anëtarësimin dhe të bëhemi antare e plotë”, tha Presidenti Pendarovski.

“Në Ballkanin të djallëzuar është me rëndësi të jeni anëtare e Aleancës së NATO-s, sepse hyrja në ombrellën e sigurisëmarrim një garanci të lartë sigurie,e cila është e rëndësishme për drejtimin e një biznesi”, theksoi Presidenti. Ai vuri në dukje se në 35 ekipe që do të udhëheqin procesin e integrimit në BE duhet të kyçet edhe përfaqësuesit të biznesit real.

Në takimin, Presidenti Pendarovski njoftoi se deri në fund të javës së ardhshmedo të plotësohet vëndi e këshilltarit për çështjet ekonomike në kabinetin e tij,dhe për nënshkrimin e dekreteve të ligjeve në këtë fushë,tha se nuk do të lejojë vetëmt’i nënshkroi, por edhe në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore do të insistojë dhe në përfshirjen të komunitetit të biznesit.

Presidenti Pendarovski tha se përveç komponentit diplomatik, në vizitat e tij ndërkombëtare do të jetë i pranishëm edhe aspekti ekonomik.

“Për të gjitha vizitat ndërkombëtare komuniteti i biznesit do të informohet në kohë, ndërsa Kabineti do të ketë kontakte dhe bashkëpunim të përhershëm, që të munden t’i përcjellin qëndrimet e tyre, që do të nënkuptohet përmirësimin e relacioneve ekonomike”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Presidenti porositi se në zyrat diplomatike dhe konsullore është i nevojshëm dhe personel të mirë dhe ekip që kuptojnë ekonominë reale.

“Në stafin diplomatik ne duhet të dërgojmë profile të ndryshme, persona të cilët gjithashtu janë të arsimuar ekonomikisht. Që nga fillimi, unë do të kem një qëndrim të qartë për të gjitha çështjet e rëndësishme në vend, pavarësisht nëse janë në juridiksionin tim apo jo”, tha Presidenti.

Presidenti Pendarovski njoftoi se do të takohet edhe me dhomat e tjera të tregtisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski nga Instituti i Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”: Argumentet shkencore dhe e vërteta janë në anën tonë dhe asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të heqë dorë

Presidenti Pendarovski nga Instituti i Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”: Argumentet shkencore dhe e vërteta janë në anën tonë dhe asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të heqë dorë

  Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim në hapjen e manifestimit Ditë të hapura të Institutit të Gjuhës Maqedonase "Kërste Misirkov". Evenimenti i këtij viti mbahet në nder të shënimit të 75-vjetorit të zyrtarizimit të gjuhës bashkëkohore maqedonase, të...

Pin It on Pinterest