Takim pune me ekspertë nga fusha e ekonomisë me qëllim të finalizimit të MKD2030

27 Prill 2022 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit u mbajt takim pune me ekspertë nga fusha e ekonomisë dhe financave me qëllim të finalizimit të Kornizës për zhvillim MKD2030, që përgatitet me iniciativë të Presidentit Stevo Pendarovski.

Duke pasur se MKD2030 po e krijojmë nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent, tha Presidenti Pendarovski, janë jashtëzakonisht të rëndësishme mendimi, sugjerimet dhe konsultimet me më shumë faktorë në shoqëri, me qëllim që të ndërtohen zgjidhje të qëndrueshme dhe cilësore për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

“Korniza për zhvillim është skicë-version dhe në atë drejtim do ta vlerësonim kontributin tuaj si ekspertë të shquar në fushën e financave publike, ekonomisë dhe biznesit. Disa prej jush kanë përvojë me menaxhim të financave publike, kurse të tjerët, përvojë në sektorin real”, theksoi Presidenti Pendarovski në këtë takim pune.

Ai theksoi se planifikimi strategji i nevojitet vendit jo vetëm si pjesë e obligimeve ligjore të cilat i kanë institucionet shtetërore, por edhe si proces i cili do të ketë konsensus të gjerë shoqëror dhe do të na bashkojë rreth vizionit të përbashkët.

“Qëllimi është në MKD2030 t’i përcaktojmë prioritetet ku duhet të investojmë dhe ku t’i drejtojmë resurset tona. Neve na nevojitet fokus për të ardhmen, që të kemi përparim dhe të mundësojmë jetë më të mirë për qytetarët”, tha Presidenti në këtë takim pune.

Takimi i sotshëm i punës është pjesë e konsultimeve finale me ekspertë të shquar nga vendi dhe jashtë. Deri më tani janë realizuar takime pune me përfaqësues të sektorit të biznesit, të bashkësisë akademike, organizatave qytetare dhe ndërkombëtare dhe me profesionalistë të shquar në shumë fusha.

Njëkohësisht, të gjithë qytetarët kanë mundësi nëpërmjet faqes në internet www.mkd2030.mk të marrin pjesë drejtpërdrejt dhe të japin kontributin e vet në përpilimin e këtij dokumenti strategjik.

Korniza për zhvillim MKD2030 do të promovohet zyrtarisht nga mesi i këtij vit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....