Takime dypalëshe të presidentit Pendarovski me kryeministrin e Kosovës dhe të Armenisë

15 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot në Munih në suazat e Konferencës së 56-të të Sigurisë, realizoi takime dypalëshe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrin e Armenisë, Nikoll Pashinian.

Në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, presidenti Pendarovski shprehu urimet për zgjedhjet e suksesshme parlamentare dhe për përzgjedhjen e Qeverisë së re në Kosovë, në krye me kryeministrin Kurti. Presidenti Pendarovski theksoi që vendi jonë pret që me qeverinë e re të Kosovës ta përforcojë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke nënvizuar se, në këtë mënyrë, do të thellohen raportet e mira fqinjësore që kontribuojnë për përparimin, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Presidenti Pendarovski nënvizoi që Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së Veriut, pas çka këmbimi tregtar zhvillohet lirshëm pa dogana dhe kontribuon për zhvillimin e ekonomive të dy shteteve fqinjësore. Për vazhdimin e këtij trendi pozitiv, presidenti Pendarovski shprehi interes për mbajtjen e seancës së katërt të Komisionit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik në periudhën e ardhshme. Në takim u bisedua edhe për nismat e ardhshme të përbashkëta, si pjesë e bashkëpunimit rajonal.

Në takim me kryeministrin e Republikës së Armenisë, Nikoll Pashinian u shpreh kënaqësia nga raportet e vendosura diplomatike, që paraqet kapitull i ri në raportet dypalëshe dhe hap mundësi të reja për intensifikimin e mëtutjeshëm të dialogut politik.

Presidenti Pendarovski theksoi nevojën për vendosjen e kornizës me të cilën të dy shtetet do të mund ta zhvillojnë dhe thellojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe fusha tjera me interes të përbashkët. Komuniteti armen në Maqedoninë e Veriut, që është e organizuar përmes Shoqërisë për miqësi maqedonase- armene, vlerësoi presidentin Pendarovski, kontribuon për pasurimin e shoqërisë multikulturore dhe paraqet element lidhjeje mes të dy shteteve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...