Takime dypalëshe të presidentit Pendarovski me presidentin e Letonisë kryeministrin e Kroacisë dhe shefin e Zyrës Shtetërore të Bavarisë dhe ministër shtetëror për çështjet federale

15 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në Munih, në suazat e Konferencës së 56-të të sigurisë, realizoi takime dypalëshe me presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits, kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe me shefin e Zyrës Shtetërore të Bavarisë dhe ministër shtetëror për çështjet federale, Florian Herman.

Në takimin me presidentin e Letonisë, Egils Levits presidenti Pendarovski vlerësoi që të dy shtet në vazhdimësi ndërtojnë raporte miqësore, duke shënuar trend pozitiv në zhvillimin e bashkëpunimit në më shumë sfera nga jeta shoqërore. Duke shprehur falënderim për ratifikimin e shpejtë të protokollit aderues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nga Parlamenti i Letonisë, presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e deritanishme të këtij shtetit për integrimin tonë evropiane dhe shprehi shpresë që e njëjta të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në takim u theksua gatishmëria për bashkëpunim më dinamikë mes sektorëve si dhe për përparimin e vazhdueshëm të kornizës së dakorduar mes shteteve. Bashkëbiseduesit konstatuan se mes dy shteteve ekziston potencial i madh për zhvillimin dhe rritjen e bashkëpunimit në më shumë sfera me interes të përbashkët.

Në takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviqu shpreh kënaqësia e veçantë për raportet e shkëlqyeshme dhe miqësore mes të dyja shteteve, të cilat janë pa çështje të hapura si dhe nga vullneti për përparimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët, sidomos në sferën ekonomike. Presidenti Pendarovski falënderoi dhe përshëndeti përpjekjet e Kroacisë, si kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së, për hapjen e negociatave të shtetit para Samitit të Zagrebit, që pritet të mbahet në maj të këtij viti. Presidenti Pendarovski shprehi pritshmërinë që propozimi i metodologjisë së re të zgjerimit, bazuar në parimet e sigurimit të stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në rajon do të miratohet në mars në Samitin e Brukselit nga vendet anëtare të BE-së. Në takim, Presidenti shprehi interesin tonë për fillimin me operacionalizimin e Marrëveshjes për partneritet euro- atlantik mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe informacione edhe për ngjarjet aktuale në rajon.

Në takim me shefin e Zyrës Shtetërore të Bavarisë  dhe ministrin shtetëror për çështje federale, Florian Hermanë u theksua kënaqësia nga raportet tradicionale miqësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shtetit gjerman federal, Bavarisë. Të dy bashkëbiseduesit e riafirmuam interesin për përforcimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët, para se gjithash në sferën ekonomike. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e komisionit të përbashkët të Maqedonisë së Veriut- Bavarisë, si vegël jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, për shfrytëzimin e përvojave dhe potencialit të madh të investimeve të një nga shteteve federale gjermane me prosperitet më të madh. Në kontekst të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski theksoi që shteti jonë në periudhën e ardhshme ka treguar pjekuri politike, duke investuar në perspektivën e vet evropiane, më pas shprehu pritshmërinë  se me miratimin e metodologjisë së re, do të krijohen kushte për fillimin e negociatave  të anëtarësimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....