Takime dypalëshe të presidentit Pendarovski në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë

4 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë, realizoi takime dypalëshe me Mareshalin e Sejmit (Dhoma e Poshtme e Parlamentit të Polonisë), Elzhbijeta Vitek dhe me Mareshalin e Senatit (Dhoma e Epërme e Parlamentit të Polonisë), Tomazh Grocki.

Në takim u këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes të dy vendeve. Duke vlerësuar se Polonia është partner i çmuar i Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për anëtarësim në BE dhe NATO, presidenti Pendarovski ftoi për bashkëpunim më të përforcuar në nivel parlamentar mes të dy shteteve, me qëllim të këmbimit të përvojave dhe përparimit të bashkëpunimit të përgjithshëm dypalëshe.

Presidenti Pendarovski në takimet u falënderua që Polonia ka qenë një ndër vendet e para anëtare që e ka ratifikuar protokollin për anëtarësi të Maqedonisë së Veriut në NATO. Presidenti Pendarovski gjithashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së dinamikës në dialogut politik mes dy vendeve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...