Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska në Shkup dhe në Tetovë u takua me sipërmarrëse të cilat e kultivojnë dhe e transmetojnë trashëgiminë kulturore nëpërmjet punimeve unike me dorë të veshjeve popullore tradicionale maqedonase dhe shqiptare.
Kjo vizitë e sipërmarrëseve është në organizim të Qendrës për menaxhim me ndryshimet me rastin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore dhe realizohet në suazat e projektit “Masa për përforcim të grave në biznes pas kovid-19”, kurse është pjesë e mbështetjes së bashkëshortes së Presidentit në promovimin dhe zhvillimin e sipërmarrjes së grave në vendin tonë.
Në suazat e kësaj vizite, Gjorgievska, e vizitoi dyqanin me punë antike të Katerina Trajkovska-Stoimenovës në Çarshinë e vjetër të Shkupit, dhe dyqanin e veshjeve tradicionale shqiptare të Belka Mustafës në Çarshinë e Epërme në Tetovë, kurse u takua edhe me koleksionuesen e veshjeve tradicionale shqiptare Zejna Halimin, e cila i prezantoi veshje tradicionale shqiptare nga kërcova dhe rajoni i Rekës.
Qëllimi i vizitës është promovimi i punës së vlefshme të grave të shkathëta të cilat arrijnë t’i ruajnë dhe rigjallërojnë shkathtësitë e harruara tradicionale dhe arrijnë në mënyrë antike, nëpërmjet krijimit të kryeveprave në ngjyra, pëlhurë dhe qëndisje, ta ruajnë pasurinë kulturore.