Takimi i bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska me përfaqësuesit e Fondit për popullatën të Kombeve të Bashkuara

21 Qershor 2022 | Takimet

Bashkëshortja e Presidentit, Elizabeta Gjorgievska i mirëpriti përfaqësuesit e Fondit për popullatën të Kombeve të Bashkuara, Artur Eren, drejtorin e Njësisë për politika dhe strategji, Xhon Kenedi Mosoti, përfaqësuesin për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe drejtorin për Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Afrodita Shala, shefen e zyrës në Maqedoninë e Veriut dhe Stefania Leta, desk specialiste rajonale.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm të përkryer të bashkëshortes së Presidentit, Elizabeta Gjorgievska dhe të Kabinetit të Presidentit me Fondin për popullatën e Kombeve të Bashkuara ku janë shqyrtuar edhe fushat me prioritet ku janë drejtuar aktivitetet në rajon dhe në vendin tonë. Gjithashtu, u fol edhe modalitetet e mundshme për bashkëpunim të ardhshëm mbi tema dhe çështje të cilat janë të rëndësishme për ngritjen e vetëdijes publike me qëllim që të merren vendime efektive për zgjidhjen e tyre.

Bashkëfolëset konstatuan se autonomia trupore, martesat e të miturve, si dhe dhuna e bazuar në gjini janë tema të cilat ekzistojnë në çdo shoqëri duke përfshirë edhe vendin tonë dhe duhet të kushtohet më tepër vëmendje në këtë drejtim.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...