Bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, sot në “Të rinjtë Hab” – Zyra e Presidentit u takua me dizajneren e veshjeve dhe aksesorëve të modës Sara Rexhiq.
Në këtë takim Rexhiq e njohu Gjorgievskën me aktivitetet e saj si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen dizajnerët modernë, për shkak të pandemisë me kovid-19. Duke pasur parasysh se ky profesion është një nga më të goditurit nga kriza, Gjorgievska tha se është e domosdoshme nxitje e fuqishme, dhe në këto kushte të jashtëzakonshme, dizajnerët tanë të vazhdojnë ta kultivojnë dhe pasurojnë shprehjen e vet kreative dhe artistike. Në këtë kontekst Gjorgievska theksoi se do të vazhdojë t’i mbështesë vazhdimisht projektet e kreatorëve të rinj, sipërmarrjen dhe bizneset e vogla.
Rexhiq e njohu bashkëshorten e Presidentit me qasjen në krijimin e veshjeve, e cila në pjesën më të madhe është punim dore. Dizajnerja Sara në këtë takim theksoi se këmbëngul që krijimet e saj të jenë të qasshme për një numër sa më të madh grash.
Duke e falënderuar Gjorgievskën për mbështetjen në promovimin e aktiviteteve të dizajnerëve të rinj, Rexhiq prezantoi një pjesë të kreacioneve të saj të modës në “Të rinjtë Hab” – Zyra e Presidentit.