Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Biljana Stefanoska, drejtoreshën e Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit

11 Prill 2025 | Kumtesat

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu qëndrimin se turizmi, si degë, jo vetëm që sjell të ardhura, por edhe e promovon pasurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore maqedonase në botë, si avantazhin tonë krahasues.

Për të, një shtet i vogël si i yni, me bukuri të jashtëzakonshme natyrore dhe pasuri të vlefshme kulturore e historike, ka shanse të mëdha dhe reale për të qenë një destinacion i dëshirueshëm turistik jo vetëm gjatë muajve të verës, por gjatë gjithë vitit. Natyrisht që mbetet detyrimi i përhershëm i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ministrive të tjera, por edhe njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit për të krijuar supozimet e nevojshme.

Stefanoska e informoi Presidenten mbi punën e Agjencisë, e cila është themeluar në vitin 2008, me theks të veçantë në muajt e fundit nga ardhja e saj në këtë pozitë, duke treguar sukseset dhe dështimet, problemet dhe sfidat aktuale me të cilat po ballafaqohet.

Ajo theksoi se është e nevojshme të krijohet një strategji për zhvillimin e turizmit, plotësuese me atë të kulturës si garanci suksesi.

Bashkëbisedueset ranë dakord se lidhja e kulturës dhe turizmit në një ministri është një hap përpara në qasjen strategjike drejt zhvillimit të tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...