Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Fuat Oktaj.
Ajo shprehu edhe një herë ngushëllime për zjarrin që ndodhi në qendrën e skijimit në Kartalkajë. Të dy bashkë e theksuan rëndësinë dhe ndihmën e ndërsjellë në momentet e vështira.
Takimi e konfirmoi miqësinë e fortë maqedonase-turke. U konstatua se bashkësia turke në vend është pjesë e pandashme e shoqërisë maqedonase dhe se qytetarët me prejardhje maqedonase në Turqi janë urë afrimi midis dy vendeve. Presidentja i theksoi edhe njëherë relacionet e saj të afërta me Turqinë që lidhen me përvojën personale, profesionale dhe si deputete.
Bashkëfolësit e theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik për marrëdhëniet e përgjithshme të ndërsjella, kurse sidomos për mbrojtjen dhe sigurinë. Ata ranë dakord se roli i bashkësisë turke është me rëndësi të veçantë në shoqërinë multikulturore maqedonase.
Gjithashtu, shprehën pritje për investime më të mëdha dhe për shkëmbim më të madh tregtar.
Kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Fuat Oktaj e theksoi nevojën që të përmirësohen kushtet e jetës në mjediset me popullatë shumicë turke me theks të veçantë në infrastrukturë. Gjithashtu, ai e përcolli dëshirën e bashkëkombësve të tij për takime më të shpeshta me Presidenten.
Presidentja e mbështeti propozimin turk për vendosjen e Këshillit të lartë për bashkëpunim strategjik midis dy shteteve si garanci për thellimin e partneritetit strategjik. Te ky këshill të dy shohin kornizë juridike dhe nacionale për dinamizim të bashkëpunimit të përgjithshëm të ndërsjellë.
Z. Fuat Oktaj foli për interesin e madh të një numri të madh të qytetarëve turq me prejardhje turke për marrjen e shtetësisë maqedonase. Gjithashtu, në fushën e turizmit shikojnë një hapësirë të hapur për një bashkëpunim më të madh.