Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e vizitës zyrtare në Malin e Zi, sot në Podgoricë u takua me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.
Në takim u shpreh kënaqësia për zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, të cilat karakterizohen nga një miqësi e fortë tradicionale, pa pyetje të hapura, me pikëpamje identike në nivele bilaterale, rajonale dhe multilaterale, ndërsa bashkëpunimi i arritur është shembull për marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon.
Në këtë takim u konfirmuan edhe qëllimet e përbashkëta strategjike – paqja dhe stabiliteti në rajon dhe anëtarësimi në BE, si dhe bashkëpunimi dhe aleanca në suazat e NATO-s.
Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e dinamizimit të bashkëpunimit parlamentar, me të cilin të dyja vendet tregojnë përkushtimin e tyre për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin rajonal, duke dhënë shembull për bashkëpunim të suksesshëm në Ballkanin Perëndimor.
Me qëllim të përparimit të bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe bashkëpunimi në integrimet evropiane janë fushat në të cilat do të duhet të punojnë dhe të fokusohen më intensivisht të dyja shtetet.