Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda

15 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin për Paqe në Ukrainë, që po mbahet në Zvicër, sot është takuar me Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale, situatat në rajon, integrimin evropian dhe sfidat e sigurisë globale, si dhe bashkëpunimin e dy vendeve si aleate në NATO.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer të krijuar mbi miqësinë tradicionale dhe u shprehën se të dy vendet ndajnë një marrëdhënie të krijuar gjatë tre dekadave të bashkëpunimit, respektit reciprok, besimit dhe mirëkuptimit. U theksua se këtë vit po festojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, që është dëshmi e partneritetit të përhershëm dhe vlerave të përbashkëta.

Presidentja përshëndeti mbështetjen e qartë të Polonisë në rrugën e gjatë të Maqedonisë drejt BE-së.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të hapur të Polonisë në rrugën e Maqedonisë për integrime evropiane dhe falënderoi për mbështetjen e deritanishme, duke theksuar se përvojat polake do të jenë të dobishme për ne në procesin e anëtarësimit në BE. Ajo theksoi se jemi të përkushtuar pa mëdyshje në agjendën e integrimit në BE dhe në këtë kontekst shprehu pritjen e mbështetjes së fuqishme nga partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e BE-së për të siguruar që procesi ynë i anëtarësimit të vazhdojë pa pengesa.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...