Takimi i Presidentit Pendarovski dhe bashkëshortes me përfaqësuesit e Shoqatës “SANO”, fitues të çmimit “13 Nëntori”

20 Nëntor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij, Elizabeta Gjorgievska, sot në Vilën Vodno, i pritën përfaqësuesit  dhe vullnetarët e Shoqatës “SANO”, fitues të çmimit “13 Nëntori” në fushën e aktivitetit humanitar.

Përfaqësuesit e shoqatës i njohën Presidentin Pendarovski dhe bashkëshorten e tij me aktivitetet që i ndërmarrin për mbështetjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërimit dhe jetës së fëmijëve të sëmurë dhe të familjeve të tyre.

Presidenti Pendarovski dhe bashkëshortja dërguan urime të sinqerta për çmimin e marrë, duke thënë se “SANO” është shembull për punë humanitare dhe shoqëri qytetarësh.

“Shembujt tuaj personalë duhet të jenë inspirim për të gjithë ne që bashkërisht të ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më inkluzive”, tha Presidenti Pendarovski, duke shtuar se nuk ekziston një çmim i madh sa duhet që të mund ta shprehë vlerën e vërtetë të çdo akti të humanizmit.

“Çmimi “13 Nëntori”, jo vetëm që është i merituar, por është edhe një dëshmi për sakrificën tuaj të deritanishme dhe për besimin të cilin e keni fituar. Për fëmijët që mjekohen është shumë e rëndësishme mbështetja që e marrin prej jush”, theksoi në këtë takim, bashkëshortja e Presidentit, Gjorgievska.

Shoqata “SANO” punon me familjet e fëmijëve me sëmundje malinje me qelli që t’u mundësojë mbështetje logjistike dhe psikologjike gjatë mjekimit të fëmijëve. “SANO” ka një rrjet të prindërve dhe vullnetarëve të cilët i ndihmojnë familjet që të gjenden nëpër sistemin shëndetësor, shkëmbejnë përvoja me njerëzit që kanë kaluar tashmë nëpër trajtimet mjekësore, të japim mbështetje psikologjike aty ku është e nevojshme.

Vitin e kaluar “SANO” e hapi Shtëpinë prindërore, ku qëndrojnë prindërit, fëmijët e të cilëve mjekohen në Klinikën për Sëmundje Fëmijërore.

“Madhësia dhe pesha e çmimit “13 Nëntori” qëndron në faktin se iu dha mirënjohje mundit të fëmijëve, të të rinjve të cilët e kanë mundur sëmundjen, të cilët janë ballafaquar dhe e kanë mundur edhe frikën që të flasin për këtë gjë, dhe janë kthyer që të ndihmojnë fëmijët me gjendje shëndetësore të lëndueshme, siç kanë qenë edhe ata vetë para disa vjetësh” theksoi kryetarja e Shoqatës “SANO”, Marija Tasev.

Të rinjtë vullnetarë nga SANO, nga Presidenti Pendarovski dhe nga bashkëshortja e tij morën mbështetje të tërësishme për punën e tyre humane dhe u rekomanduan të mos heqin dorë. Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski theksoi se, përveç individëve dhe kompanive private të cilat dhurojnë në suazat e mundësive të veta, për shoqata siç është “SANO” nevojitet që të sigurohet mbështetje edhe nga shteti.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...