Takimi i Presidentit Pendarovski e mirëpriti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

14 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti kryetare dhe sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Margareta Sederfelt dhe Roberto Montela.

Në këtë takim u bisedua mbi kryesimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, mbi gjendjen aktuale në organizatë nga aspekti i ngjarjeve të sigurisë në Evropë si dhe mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për thellimin e tij.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi përgatitjet të cilat po kryhen për ndërmarrjen e kryesimit të OSBE-së vitin e ardhshëm, si dhe mbi prioritetet e kryesimit maqedonas në vitin 2023. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski tha se vendi, duke pasur parasysh rrethanat e ndryshuara të sigurisë, do të fokusohet në stabilitetin nëpërmjet kthimit të dialogut dhe besimit, duke shtuar se siguria energjetike, çështjet ekologjike, respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimit të mirës, si dhe politikat rinore do të jenë pjesë e obligimeve primare të kryesimit tonë.

Presidenti e falënderoi për mbështetjen e përgjithshme nga Asambleja Parlamentare duke theksuar se Maqedonia e Veriut do të jetë e hapur për çfarëdo lloj propozimesh konstruktive të cilat kanë për qëllim ta përparojnë rolin e OSBE-së gjatë kryesimit tonë, dhe shprehu përgatitjen për komunikimin intensiv, koordinimin dhe përforcimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Në këtë takim, Presidenti Pendarovski e përshëndeti rolin e OSBE-së dhe theksoi se Maqedonia e Veriut i vlerëson shumë përpjekjet e tyre në sigurimin e stabilitetit, demokratizimit dhe zhvillimit socioekonomik të rajonit, si dhe kultivimin dhe  përforcimin e dialogut ndërparlamentar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....