Takimi i Presidentit Pendarovski me aktivistin Ilija Jovanoviq

24 Qershor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti aktivistin Ilija Jovanoviq, kryetar i Shoqatës së fëmijëve pa prindër dhe mbështetje të grupeve vulnerabile sociale të qytetarëve “Ndërtojmë të ardhmen”.

Në këtë takim Jovanoviq e Informoi Presidentin mbi aktivitetet të cilat po i ndërmerr për mbrojtjen dhe për mbështetjen e të rinjve të cilët pas daljes nga shtëpitë u nevojitet ndihmë gjatë punësimit, strehimit dhe realizimit të mëtejshëm në shoqëri. Presidenti Pendarovski u informua edhe mbi aktivitetet të cilat Jovanoviq i ndërmerr për parandalim të lypjes lëmoshë nga fëmijët në rrugë, si dhe masat të cilat i propozon të miratohen dhe të zbatohen që të çrrënjoset kjo dukuri.

Presidenti shprehu mbështetje për ndërmarrjen e aktiviteteve për çrrënjosjen e lypjes nga fëmijët në rrugë dhe për mbrojtjen e përforcuar sociale të fëmijëve të cilët janë pa kujdes të tërësishëm prindëror.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...