Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadoren amerikane Bërns

2 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

 

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ambasadoren e SHBA-së në vend, Kejt Bërns.

Në këtë takim u bisedua mbi sfidat të cilat i sjell pandemia kovid-19, kurse në ballafaqimin me të, ndihmesë ishte edhe mbështetja amerikane për punonjësit mjekësorë, si dhe për sektorët e tjerë për qytetarët të cilët janë goditur nga kjo krizë.

Bashkëfolësit shkëmbyen mendime edhe mbi sfidat të cilat e presin qeverinë e re dhe nevojën për mbajtjen e konsensusit nacional me qëllim që t’i zbatojmë me sukses reformat e nevojshme për realizimin e qëllimit tonë të dytë strategjik, anëtarësimin në BE, pasi, pranverën e kaluar, u bëmë anëtarë të plotë të NATO-s.

Njëkohësisht, ambasadorja Bërns, Presidentit Pendarovski ia dorëzoi urimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, të cilin  po e përcjellim në tërësi.

 I nderuar zoti President,

Në emrin e popullit amerikan, Juve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut Jua urojmë Ditën e pavarësisë, 8 Shtatorin.

Këtë vit festimi është në rrethana kur po ballafaqohemi me pandeminë globale. Edhe përkrah sfidës enorme, Maqedonia e Veriut në korrik, në mënyrë transparente dhe të sigurt mbajti zgjedhje demokratike, kurse vendi Juaj mbetet i përkushtuar ndaj përparimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Në mbështetje të hapit pozitiv të anëtarësimit në NATO, Maqedonia e Veriut tashmë kontribuon në Aleancë, si nikoqir i stërvitjeve të mëdha në poligonin ushtarak Krivollak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleati juaj dhe i mbështesim aspirimet e Maqedonisë së Veriut për integrimin e mëtejshëm evropian dhe rrugën tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....