Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadoren britanike Gallovej

3 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Rejçell Gallouej.

Në këtë takim u bisedua për mbështetjen e deritanishme nga Mbretëria e Bashkuar në ballafaqimin me pandeminë kovid-19 në sektorë të ndryshëm, bashkëpunimin politik midis dy vendeve, shkëmbimin tregtar, si dhe programet e shumta britanike për mbështetje në Maqedoninë e Veriut në fushën e mbrojtjes, menaxhimit të mirë dhe sundimit të të drejtës.

Bashkëfolësit biseduan edhe mbi formimin e Qeverisë së re në kontekstin e fokusimit te sfidat e pandemisë, përshtatjen e jetës së qytetarëve me gjendjen e re dhe zbatimin e reformave të nevojshme në fushat kryesore me qëllim që të vazhdohet procesi i integrimit evropian, si një nga qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Gallouej shtoi se në kontekstin e bashkëpunimit në suazat e NATO-s, do të vazhdojë mbështetja nga kolegët britanikë në bazë të barabartë duke kontribuar në stabilitetin kolektiv dhe sigurinë globale.

Presidenti Pendarovski theksoi se marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar mbeten të forta, gjithashtu e falënderoi për mbështetjen afatgjatë dhe të përhershme që Britania ia jep vendit që nga pavarësimi ynë.

Në këtë takim, ambasadorja Gallouej, Presidentit Pendarovski ia dorëzoi, gjithashtu, edhe urimin nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, të cilin po e japim në vijim:

“Ekselenca Juaj, kam kënaqësinë e veçantë t’Ju uroj festën shtetërore, Ditën e Pavarësisë, me dëshirat dhe urimet më të sinqerta për lumturi dhe prosperitet të popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Elizabeta R”

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit