Presidentit Pendarovski me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Galloway dhe Këshilltarin e Parë në Ambasadën e Francës, Mrozek.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme midis tre vendeve, të cilat karakterizohen nga miqësia, besimi i ndërsjellë dhe partneriteti.
Presidenti Pendarovski falënderoi përkrahjen britanike dhe franceze në ballafaqimin me pasojat të pandemisë KOVID-19.
Ambasadorja Galloway dhe Këshilltari i Parë Mrozek, në takim Presidentit Pendarovski i dorëzuan ftesën për të marrë pjesë në ngjarjen onlajn kushtuar ndryshimeve të klimatike, në të cilën bashkërisht do të jenë nikoqirë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe Presidenti i Republikës së Francës.
Presidenti Pendarovski pranoi dhe konfirmoi pjesëmarrjen e tij në ngjarjen që do të zhvillohet në dhjetor të këtij viti, një vit para Samitit të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e do të mbahet në Glasgow, Mbretëria e Bashkuar.