Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadorët e sapoemëruartë RepublikëssëMaqedonisë së Veriut para nisjes së obligimevetë tyre

10 Mars 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti ambasadorët e sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut para nisjes për në shtetet e huaja ku do të kryejnë obligimet e veta diplomatike.

Në këtë takim morën pjesë SashkoTodorovski, ambasador në Republikën Çeke, GoranCekov, ambasador në Japoni, SvetllanaGeleva, ambasadore dhe përfaqësuese e përhershme në Këshillin e Evropës, BiljanaStefanovskaSekovska, ambasadore në Komonuelthine Australisë, BetiJaçeva, ambasadore në Mbretërinë e Holandës, DraganJordanovski, ambasador në Republikën e Estonisë, LidijaBoshkovska, ambasadore në Republikën Helenedhe MilaimFetai, ambasador në Republikën e Kroacisë.

Presidenti Pendarovski u rekomandoi ambasadorëve tanë se prej tyre pret së pari dhe veçanërisht t’i mbrojnë interesat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pres të jenë proaktivë në zbatimin e politikës sonë të jashtme, të veproni dhe t’u përgjigjeni sfidave të jashtme politike si duhet. Ju e keni privilegjin, por edhe përgjegjësinë e madhe të vazhdoni të punoni mbi reputacionin ndërkombëtar të shtetit”, theksoi Presidenti Pendarovski në këtë takim.

Presidenti u dëshiroi shëndet të mirë dhe suksese ambasadorëve tanë të sapoemëruar në zbatimin e angazhimeve të përgjegjshme diplomatike.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....