Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadorin austriak Vucas

22 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti ambasadorin e Republikës së Austrisë, Georg Vucas.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet aktuale në të dy shtetet.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Austria ndërtojnë vazhdimisht marrëdhëniet miqësore dhe partnere në shumë sfera të interesit të përbashkët, duke thënë se Austria është midis partnerëve më të rëndësishëm ekonomikë dhe tregtarë të shtetit tonë.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme austriake për aspirimet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes sa më të shpejtë të konferencës ndërqeveritare dhe të fillimit të negociatave aderuese për anëtarësim.

Në kontekst të gjendjes aktuale për pandeminë e kovid-19, Presidenti Pendarovski e falënderoi Austrinë për përpjekjet që të administrojë shpërndarjen e vaksinave Fajzer/BioNTek nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila në këtë bazë deri në fund të gushtit duhet të marrë 119.000 doza vaksinash. Presidenti Pendarovski e falënderoi për solidaritetin e treguar dhe vlerësoi se Bashkimi Evropian dhe Republika e Austrisë me këtë akt u japin vendeve të Ballkanit Perëndimor një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....