Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadorin e Finlandës, Kimo Lahdevirta

28 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ambasadorin jorezident të Republikës së Finlandës për Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kimo Lahdevirta, ku janë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet bilaterale, mundësitë mbi përparimin e bashkëpunimit, si dhe mbi luftën në Ukrainë dhe gjendjen e sigurisë në Evropë.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e deritanishme nga Finlanda në lidhje me eurointegrimet maqedonase, duke theksuar se politika kredibile e zgjerimit dhe perspektiva evropiane janë garanci e rëndësishme dhe investim në paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkan.

Në lidhje me agresionin rus, Presidenti e riafirmoi qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut e dënon fuqishëm sulmin e armatosur të pajustifikuar ndaj Ukrainës, si sulm ndaj rendit të përgjithshëm ndërkombëtar.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e ndërmarra në kuadër të krizës së refugjatëve dhe sigurimin e mbështetjes dhe të ndihmës për qytetarët ukrainas, si dhe mbi situatën aktuale në rajonin skandinav dhe në Finlandë, si fqinj i drejtpërdrejtë i Rusisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...