Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadorin rus Bazdnikin

7 Shtator 2020 | Kumtesat, Takimet

 

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ambasadorin e Federatës Ruse, Sergej Bazdnikin.

Në këtë takim të dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e tërësishme bilaterale midis dy shteteve në sferat e interesit të përbashkët.

Presidenti Pendarovski dhe ambasadori Bazdnikin shkëmbyen informacione mbi gjendjet në të dy vendet në kontekst të pandemisë kovid-19, si dhe mbi ballafaqimin me pasojat në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

Ambasadori Bazdnikin, në prag të Ditës së Pavarësisë, 8 Shtatorit, Presidentit Pendarovski i dorëzoi urimin e Presidentit të Federatës Ruse, Vlladimir Putin. Në vijim po e japim tekstin e integruar të urimit nga Presidenti rus: 

“I nderuar zoti Presidenti,

Pranoni urimet me rastin e festës nacionale të vendit Tuaj – Ditës së Pavarësisë.

Jam i bindur se përparimi i bashkëpunimit konstruktiv bilateral midis Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ishte në interes të popujve tanë, do të kontribuonte në përforcimin e sigurimit dhe stabilitetit në Ballkan.     

Ju uroj sinqerisht shëndet të mirë dhe suksese, kurse të gjithë qytetarëve Tuaj u uroj paqe dhe mirëqenie. 

Me respekt,

V. Putin.”

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....