Takimi i Presidentit Pendarovski me Ana Lirman, ministren gjermane shtetërore për Evropën

17 Janar 2022 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Ana Lirman, ministren shtetërore për Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën Federale të Gjermanisë.

Duke e përgëzuar për marrjen e funksionit, Presidenti Pendarovski vlerësoi se vizita e ministres Lirman pas emërimit të saj, e demonstroi përkushtimin e qartë të pushteteve gjermane për aspiratat e shteteve nga Ballkani Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski e falënderoi që zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor janë midis prioriteteve kryesore të Qeverisë së re të kancelarit Olaf Sholc.

Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj agjendës evropiane dhe e riafirmoi pritjen për fillim të shpejtë të negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në atë drejtim, Presidenti Pendarovski referoi mbi përgatitjen e shtetit tonë për vazhdim të dialogut me Republikën e Bullgarisë, në shpirtin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me qëllim që të tejkalohet bllokada në lidhje me integrimet evropiane.

Në kontekst të marrëdhënieve bilaterale, Presidenti Pendarovski vlerësoi se Gjermani është partneri kryesor politik dhe ekonomik i vendit dhe një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm tregtarë vite me radhë. Presidenti Pendarovski shprehu pritjen për përforcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneriteti midis dy shteteve, duke përfshirë edhe aleancën në NATO, si dhe pritjen për zmadhimin e mëtejshëm të shkëmbimit tregtar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit