Takimi i Presidentit Pendarovski me Ana Stojanoskën, drejtoreshë artistike dhe kryetare e Kuvendit të Festivalit “Vojdan Çernodrinski”

6 Shkurt 2024 | Kumtesat

Presidentit Pendarovski sot e mirëpriti Ana Stojanoskën, drejtoreshë artistike dhe kryetare e Kuvendit të Festivalit maqedonas të teatrit “Vojdan Çernodrinski”.

Në këtë takim, Stojanovska e informoi Presidenti Pendarovski mbi aktivitetet aktuale në drejtim të organizimit të edicionit të sivjetshëm të festivalit i cili do të mbahet nga 7 deri më 14 qershor në Prilep.  Duke theksuar se nga viti i kaluar koncepti i “Vojdan Çernodrinski” është “Kthimi në shtëpi”, Stojanovska tha se qëllimi i festivalit më të vjetër të teatrit është, në mënyrë simbolike, t’i kthejë në shtëpi të gjithë artistët e teatrit, kurse Prilepi të jetë qytet i teatrit.

Duke folur për një pjesë të sfidave me të cilat ballafaqohen, Stojanovska nënvizoi se në këtë festival interpretohen vazhdimisht realizimet më të mira teatrale të produksionit maqedonas të teatrit dhe afirmohet krijimtaria e dramës maqedonase .

Duke theksuar se mbajtja e festivalit është interes shtetëror, Presidenti Pendarovski theksoi se është me rëndësi të veçantë të vazhdojë tradita prej gjashtë dekadash e Festivalit maqedonas të teatrit “Vojdan Çernodrinski”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit