Takimi i Presidentit Pendarovski me anëtarët e Këshillit drejtues të Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave

17 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti anëtarët e Këshillit drejtues të Parlamentit Global të Kryetarëve të Komunave, të cilët janë në Maqedoninë e Veriut me rastin e mbajtjes së Samitit vjetor, organizator i të cilit është kryetarja e Komunës së Shkupit, Danella Arsovska.

Kryetarët e komunave e informuan Presidentin Pendarovski mbi pritjet e tyre dhe temat e diskutimit në samitin e sivjetshëm me titull “Qytete të fuqishme, inkluzive dhe të kujdesshme: Sigurimi i demokracisë dhe zhvillimit me brezat që vijnë” ku do të marrin pjesë mbi qindra kryetarë komunash, si dhe një numër i madh përfaqësuesish të organizatave ndërkombëtare. Ata theksuan se qëllimi i këtij takimi ndërkombëtar është ta mbështetin dhe përforcojnë rolin e qyteteve dhe liderëve lokalë në sigurimin e një bote më të mirë, më demokratike, më të qëndrueshme dhe më inkluzive për qytetarët.

Presidenti Pendarovski tha se nëpërmjet kësaj platforme globale kryetarët e komunave kishin mundësi të shkëmbejnë përvoja ndërkombëtare prej aktiviteteve të zbatuara me sukses, të rrjetëzohen dhe të bashkëpunojnë në projektet e përbashkëta, duke kontribuuar kështu në tejkalimin e sfidave dhe në përmirësimin e shërbimeve, në interes të qytetarëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit