Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe Këshillit Drejtues të grupacionit Shtaermarkishe Shparkase (Steiermärkische Sparkasse), si dhe kryetarin e Këshillit Drejtues së Shparkase Banka SHA Shkup.
Në këtë takim, përfaqësuesit e grupacionit e informuan Presidentin Pendarovski se në Maqedoninë e veriut, Shparkase Banka punon nga viti 2008. Ata, shprehën, gjithashtu, përgatitjen që të mbeten të përkushtuar në vend dhe në rajon duke pasur parasysh se grupacioni ka hapur përfaqësitë e veta edhe në 5 vende të tjera në rajon.
Duke i falënderuar për vizitën në vend, Presidenti Pendarovski theksoi se marrëdhëniet midis Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut bazohen në respektin dhe besimin e ndërsjellë. Austria siç tha Presidenti Pendarovski, jep vazhdimisht mbështetje të fuqishme për futen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.