Takimi i Presidentit Pendarovski me Azaj Gulijev, nënkryetarin e Kuvendit parlamentar të OSBE-së dhe përfaqësuesin special për Evropën Juglindore

9 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti Azaj Gulijev, nënkryetarin e Kuvendit parlamentar të OSBE-së dhe përfaqësuesin special për Evropën Juglindore.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm në vend me këtë organizatë, si dhe mbi përgatitjet aktuale për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Presidenti Pendarovski referoi mbi rolin e rëndësishëm të Kuvendit Parlamentar të OSBE-së dhe përpjekjet e tyre që të kultivohet një dialog i frytshëm ndërparlamentar për çështjet lidhur me angazhimin e OSBE-së, si dhe të promovohen qëllimet e organizatës.

Në raport me përgatitjet për kryesimin me OSBE-në në vitin 2023, Presidenti Pendarovski theksoi se puna jonë do të bazohet në vullnetin e mirë, dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë në mbrojtjen dhe promovimin e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së. Prioritetet e kryesimit, tha Presidenti Pendarovski në këtë takim, do të harmonizohen me agjendën aktuale të OSBE-së, me prioritetet nacionale dhe rajonale, kurse, gjithashtu, do të merren parasysh sfidat globale aktuale dhe trendet lidhur me punën e organizatës.

Në takim u bisedua mbi gjendjet aktuale në rajonin më të gjerë, kurse në kontekst me agresionin rus mbi Ukrainën.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....