Takimi i Presidentit Pendarovski me bashkëshorten dhe vajzën e akademikut Gligor Çemerski

12 Shkurt 2022 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski kishte takim joformal me bashkëshorten dhe të bijën e akademikut Gligor Çemerski, një nga artistët më të rëndësishëm bashkëkohorë maqedonas dhe autor i dy mozaikëve të vendosur në Kabinetin e Presidentit.

Në këtë takim u bisedua mbi krijimtarinë e vyeshme artistike të akademikut Çemerski e inspiruar nga ekspresionizmi dhe ikonat ortodokse me të cilat ka lënë gjurmë në artin bashkëkohor maqedonas.

Diptiku i madhërishëm “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – kujton” i zbukurojnë të dy muret që janë njëri përkundrejt tjetrit në Sallën Mozaik në Kabinetin e Presidentit. Në mozaikun e parë paraqitet bukuria dhe jeta në vendin tonë nga kohërat e lashta e deri në ditët e sotme dhe përmban tre diej, amfiteatro dhe maska, surle dhe daulle, botën bimore, ndërsa mozaiku i dytë e paraqet trashëgiminë kulturore me imazhet e shenjtorëve Kiril dhe Metodi, si dhe shenjtorëve Kliment dhe Naumi, alfabetin cirilik dhe gllagolik, lojtari nga Stobi i inkuadruar në trupat gjeometrikë rreth dhe katror, ​​si dhe lokaliteti Kokino. Delegacione dhe të ftuar të shumtë të huaj që kanë ardhur në Kabinetin e Presidentit nëpërmjet këtyre mozaikëve janë njohur me artin dhe pasurinë kulturore të vendit tonë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....