Takimi i Presidentit Pendarovski me Branko Azeskin, përfaqësuesit e Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Asociacionit TIM-40

14 Korrik 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga kryetari i odës Branko Azeski dhe përfaqësuesit e Asociacionit në Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut TIM-40.

Në këtë takim u fol mbi ngjarjet aktuale shoqërore-politike në vend dhe ndikimet e tyre mbi ambientin ekonomik, si dhe mbi mbështetjen e interesave të bashkësisë së biznesit.

Presidenti Pendarovski në takim u informua për iniciativën e nënshkrimit të Deklaratës për reforma, politika dhe masa ekonomike që është nxitur nga rritja e ngadalshme reale e ekonomisë maqedonase, e cila nga periudha e vitit 1993-2021 është mesatarisht 1,7%.

Sipas përfaqësuesve të Odës ekzistojnë pesë fusha me prioritet në shtetin tonë, duke theksuar se për krijimin e një ambienti ekonomik stabil dhe të parashikueshëm nevojitet zgjidhja e ekonomisë gri, korrupsionit, gazifikimit, zgjidhjes së problemeve me kompanitë eksportuese, lëshimi i lejeve për ndërtim dhe normativizimi i portaleve në internet.

Presidenti Pendarovski e mbështeti iniciativën dhe e përgëzoi bashkësinë e biznesit për përpjekjet me qëllim të nxitjes së investimeve të reja, vendeve të reja të punës dhe rritjen afatgjatë të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimin e vendit.

Gjatë bisedimeve u konstatua se për përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike të shtetit nevojitet zgjidhje e të gjitha çështjeve të hapura nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit