Takimi i Presidentit Pendarovski me Bruno Kal, Drejtorin e BND-së

19 Shkurt 2022 | Kumtesat

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Presidenti Stevo Pendarovski u takua me Bruno Kal, drejtor i Agjencisë gjermane të zbulimit BND.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjen dhe sfidat aktuale politike dhe të sigurisë në rajon dhe Evropë, si dhe mbi ngjarjet në rajonin më të gjerë.

Presidenti Pendarovski theksoi se komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet agjencive të sigurisë është i rëndësishëm, sidomos ndërmjet anëtarëve të Aleancës së NATO-s, në suazat e së cilat zhvillohen bisedime dhe konsultime për ballafaqimin me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit