Takimi i Presidentit Pendarovski me delegacionin e Bankës Botërore

30 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti delegacionin e Bankës Botërore të udhëhequr nga Ana Bjerde, nënkryetarja e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Bashkëfolësit biseduan mbi portofolin e Bankës Botërore për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Maqedonisë së Veriut, projektet aktuale dhe planet në afat të mesëm.

Në këtë takim u fol për ngjarjet politike dhe ekonomike në rajonin më të gjerë dhe mbi sfidat nga invazioni rus mbi Ukrainën dhe për ekonominë globale. Bashkëfolësit shkëmbyen mendime për projeksione për zhvillimin e vendeve nga rajoni gjatë këtij viti, si dhe projeksionet e ekonomisë globale dhe stabilitetin financiar.

Delegacioni i Bankës Evropiane po qëndron në Maqedoninë e Veriut me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e dytë vjetore të Ministrisë së Financave.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....