Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti eurodeputetët, Tineke Strik dhe Rajnhard Butikofer, përfaqësues të Grupit të Aleancës së Lirë Evropiane/ Të Gjelbrit, nga Parlamenti Evropian.
Në këtë takim u bisedua mbi eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut në aspektin e procesit të skriningut, aktivitetet reformuese, si dhe mbi ngjarjet aktuale në Bashkimin Evropian.
Presidenti Pendarovski theksoi se është e domosdoshme t’u kushtohet vëmendje e veçantë reformave në fushën e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe shprehu pritjen se institucionet evropiane do të japin mbështetje maksimale dhe do ta përshpejtojnë procesin që t’i respektojnë fitimet konkrete gjatë negociatave.
Në këtë takim me eurodeputetët, Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e deritanishme të Grupit të Aleancës së Lirë Evropiane/ Të Gjelbrit, si dhe tha se vendi është i hapur për bashkëpunim të mëtejshëm.