Takimi i Presidentit Pendarovski me drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor

4 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Karin Jemtim, drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar – Sida.

Në këtë takim u fol mbi aktivitetet e përgjithshme të kësaj Agjencie në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projektet e realizuara dhe ato në vijim, si dhe mbi planet në suazat e strategjisë rajonale për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e re programore 7-vjeçare, që filloi në vitin 2021.

Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e përgjithshme që Mbretëria e Suedisë nëpërmjet Sidas e jep në përparimin e proceseve reformuese në Maqedoninë e Veriut, kurse në funksion të përparimit të shtetit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Pendarovski foli edhe mbi rëndësinë e mbështetjes zhvillimore në sferën e energjetikës, mbrojtjes së mjedisit jetësor, zhvillimit ekonomik lokal, por edhe të projekteve nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zhvillimit demokratik me theks në çështjet gjinore, grupet e pakicave dhe politikat për antikorrupsioni.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...