Takimi i Presidentit Pendarovski me drejtorin e ri të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup

26 Janar 2021 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti drejtorin e ri të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup, Daniel  Braun.

Në këtë takim u bisedua mbi angazhimin e përgjithshëm të Fondacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili shënon 20 vjet punë në shtetin tonë dhe jep kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e dialogut politik midis partive politike, në ndërtimin e konsensusit shoqëror për çështjet më të rëndësishme strategjike, kurse para së gjithash, në zhvillimin demokratik, sundimin e të drejtës, integrimin në Bashkimin Evropian dhe dialogun ndërfetar. Presidenti Pendarovski e theksoi rolin e Fondacionit “Konrad Adenauer”, si një organizatë partnere, në punën e Shkollës për politikë në Qendrën Presidenciale për Arsim Politik, projekt i Presidentit Pendarovski.

Në këtë bisedë Presidenti Pendarovski shprehu pritjen se Fondacioni do të vazhdojë me ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe të partneritetit të fuqishëm me institucionet tona, në drejtim të mbështetjes së proceseve reformuese në shtet.

Presidenti Pendarovski i uroi drejtorit të ri Braun suksese në punë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....