Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti drejtorin ekzekutiv të Bordit të Hjundai Motor Grup, Euisun Çung.
Në këtë takim me përfaqësuesit e Hjunadi Motor Grup u shkëmbyen mendime mbi mundësitë për investim në ekonominë maqedonase. Presidenti Pendarovski tha se modeli ynë i biznesit për të tërhequr investime të huaja ka përparësi krahasuese, kurse ekonomia maqedonase do të ecë përpara me investues të formatit të tillë, nëse merret parasysh se Hjundai është një nga brendet kryesore globale.