Takimi i Presidentit Pendarovski me gjeneralët e pensionuar në Armatë

27 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Shtëpinë e Armatës në Shkup u takua me gjeneralët e pensionuar të Armatës.

Në takimin tradicional para Vitit të Ri me gjeneralët e pensionuar, Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut me anëtarësimin në NATO plotësoi një nga qëllimet tona kryesore strategjike dhe u vlerësuan përpjekjet e përgjithshme të të gjithëve që kanë punuar në fushën e mbrojtjes, kurse aty kishin një pjesëmarrje të madhe edhe të gjithë përfaqësuesit e Armatës, nga pavarësia deri më sot.

Presidenti i Pendarovski theksoi se sot Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e barabartë me armatat aleate të vendeve të tjera anëtare në Aleancën e NATO-s, duke kontribuuar për sigurinë globale.

Presidenti Pendarovski i falënderoi gjeneralët e pensionuar për kontributin e tyre të rëndësishëm në ndërtimin e Armatës.

Presidenti tha se investimi në modernizimin dhe pajisjen e Armatës duhet të vazhdojë dhe një nga prioritetet e tij kryesore për vitet e ardhme mbetet arritja e qëllimit të vendosur  , 2% e PBV-së të veçohet për mbrojtjen.

Në takimin tradicional para Vitit të Ri, përveç njëzet e katër gjeneralëve të pensionuar, prej të cilëve pesë vetë janë shefa të pensionuar të Shtabit të Përgjithshëm, morën pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska Jankovska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënanti Vasko Gjurçinovski dhe përfaqësues të Kabinetit të Presidentit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...