Takimi i Presidentit Pendarovski me grup qytetarësh

28 Mars 2022 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski, sot, me kërkesën e tyre mirëpriti një grup qytetarësh, banorë në rr. “Pitu Guli” nga Shkupi, kurse në lidhje me punët ndërtimore të cilat po zbatohen në afërsi të rrugës së tyre. Avokatja Suzana Joshevska-Atanasovska, e cila është përfaqësuese juridike e qytetarëve, e argumentoi qëndrimin e qytetarëve, pronarë të pronave në rr. “Pitu Guli”, të cilët janë interes juridik të drejtpërdrejt në këtë rast.

Pronarët e pronës në rrugën “Pitu Guli”, në lagjen Vodno, të cilët kanë interes të drejtpërdrejtë juridik, besojnë se do të preket jeta normale dhe interesat e tyre me lejen e ndërtimit të lëshuar për PDU-në Parcela e qytetit J07, të lëshuar nga Komuna Qendër. Sipas tyre, leja e dhënë e ndërtimit është në kundërshtim me planin e detajuar urbanistik dhe në kundërshtim me numrin maksimal  të kateve të lejuara nga ky plan.

Presidenti Pendarovski theksoi se pret që institucionet shtetërore në nivel lokal dhe qendror të punojnë në shërbim të interesit publik dhe funksionimit të shtetit juridik, me qëllim që të mbrohen të drejtat e qytetarëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit