Takimi i Presidentit Pendarovski me Kairat Abdrahmanov, komisarin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare

20 Janar 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ambasadorin Kairat Abdrahmanov, komisarin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e përgjithshme të OSBE-së në vend në kontekstin e mbrojtës së të drejtave të bashkësive vulnerabile, si dhe për bashkëpunimin e institucioneve shtetërore me organizatat ndërkombëtare dhe sektorin qytetar për këto çështje.

Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është një shembull pozitiv i demokracisë shumetnike funksionale në lidhje me respektimin dhe përparimin e të drejtave të bashkësive të ndryshme, si dhe në qasjen e ndërtimit të tolerancës dhe besimit, në përputhje me vlerat dhe angazhimet e OSBE-së.

Presidenti shtoi se në vend ka një ecje të rëndësishme në përparimin e të drejtave gjuhësore të bashkësive joshumicë, kurse në lidhje me çështjet gjinore ka shumë programe mbi të cilat punohet aktivisht, në proceset e krijimit të politikave dhe në marrjen e vendimeve dhe mbi ndikimin e tyre në barazinë gjinore në vend.

Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi përgatitjet aktuale për kryesimin e OSBE-së në vitin 2023 nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Presidenti theksoi se vendi planifikon t’i promovojë prioritetet të cilat janë me interes të përbashkët, duke e reflektuar vizionin e vendeve anëtare të OSBE-së, i udhëhequr nga parimet e kësaj organizate. Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut do të ketë bashkëpunim të afërt edhe me komisarin e lartë për pakicat kombëtare, duke punuar mbi përparimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të bashkësive joshumicë.

Presidenti Pendarovski në këtë takim e theksoi bashkëpunimin shumëvjeçar me OSBE-në dhe mbështetjen në përparimin e reformave demokratike, që është me rëndësi të madhe në kontekstin e aspirimeve të shtetit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....